Trump urdhëron sulmin ndaj ISIS: Shkatërruam shpellat e vramë shumë anëtarë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Trump urdhëron sulmin ndaj ISIS: Shkatërruam shpellat e vramë shumë anëtarë
4 orë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se "shumë" anëtarë të ISIS janë vrarë në sulmet ajrore amerikane që ai urdhëroi mëngjesin e sotëm në Afrikë.

Trump nuk përmendi emrat e personave të vrarë dhe nuk ofroi detaje shtesë.

"Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore precize ushtarake kundër një planifikuesi të lartë të sulmeve të ISIS-it dhe terroristëve të tjerë që ai rekrutoi dhe udhëhoqi në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, po kërcënonin SHBA-në dhe aleatët tanë. Sulmet shkatërruan shpellat ku jetonin shumë terroristë dhe i vranë ata pa dëmtuar civilët në asnjë mënyrë," shkroi ai në Truth Social.

Trump vuri në dukje se ushtria amerikane kishte vite që po përpiqej të vriste planifikuesin e sulmit, por ish-presidenti Joe Biden dhe miqtë e tij nuk ishin të gatshëm të vepronin aq shpejt sa për të përfunduar punën.

"Unë jam! Mesazhi për ISIS-in dhe këdo tjetër që do të sulmonte amerikanët është: Ne do t'ju gjejmë dhe ne do t'ju vrasim", theksoi Trump.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth deklaroi se sulmet amerikane ishin drejtuar nga Trump dhe ishin koordinuar me qeverinë somaleze. Vlerësimi fillestar i Pentagonit tregoi se "shumë" operativë u vranë dhe se nuk ka të plagosur në mesin e civilëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025