Trump tregon çfarë i tha Putin në telefon
Bota
Lexohet për: 2 min.
Trump tregon çfarë i tha Putin në telefon
18 orë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike  me homologun rus Vladimir Putin për përfundimin e luftës në Ukrainë, raporton New York Post.

Trump tha se ishte "më mirë të mos thuhej" kur u pyet se sa herë kishin folur të dy udhëheqësit.

“Ai (Putin) dëshiron që njerëzit të mos vdesin”, tha Trump për New York Post.

Në fund të janarit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putin ishte gati për një telefonatë me Trump dhe se Moska po priste një mesazh nga Uashingtoni se edhe ata ishin gati.

Të premten, Trump tha se ka të ngjarë të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme për të diskutuar përfundimin e luftës.

Trump tha për New York Post se ai "kishte gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Putin" dhe se kishte një plan konkret për t'i dhënë fund luftës. Megjithatë, ai nuk ka treguar detaje të tjera.

“Shpresoj se do të jetë e shpejtë”, tha Trump. "Njerëzit po vdesin çdo ditë. Kjo luftë në Ukrainë është kaq e keqe. Unë dua t'i jap fund."

Kujtojmë, pushtimi rus i Ukrainës do të shënojë përvjetorin e tretë më 24 shkurt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025