Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Presidenti i 42-të i vendit, Bill Clinton beson se Kamala Harris do të fitojë dhe se ekonomia do të “shpërthejë” gjatë viteve të ardhshme, falë vendimeve që Joe Biden ka marrë, të cilat, sipas tij, njerëzit do të fillojnë t’i ndiejnë pas një vonese të pashmangshme.
Ai e quan Harris ‘çelësin’ e zgjidhjeve të problemeve, duke theksuar se plani i saj për të luftuar abuzimin e çmimeve mund të ulë kostot e ushqimeve, si dhe se propozimi i saj për ndihmën e qeverisë federale në ndërtimin e shtëpive është një ide që ai nuk e kishte menduar ndonjëherë.
Clinton bëri fushatë 30 vjet më parë për të qenë një urë lidhëse drejt shekullit të 21-të. Ai e di se egërsia, ndarja dhe ndjenja e të qënit i goditur vazhdimisht nga çdo drejtim nga politika nuk ishin ato që Amerika priste nga ana tjetër, shkruan CNN.
Clinton ishte ai që përdori votën e klasës punëtore të bardhë në atë kohë për të ‘thyer’ strukturën politike, dhe më pas nënshkroi marrëveshje tregtare dhe ligje bankare që krijuan humbjet e vendeve të punës dhe pakënaqësinë që ka transformuar politikën amerikane.Ai ka pasur një orar shumë më aktiv se Harris, Trump, Tim Walz, JD Vance, Joe Biden apo Barack Obama – prandaj Clinton është i bindur në fjalimet e tij për perspektivën e tij unike si i vetmi person në planet që e ka kryer punën dhe i njeh personalisht të dy kandidatët në fletën e votimit të martën.
“Ju bëtë shumë mirë kur unë isha president dhe mendoj se kam të drejtën e mendimit tim se kush do të ishte më i mirë”, thotë ai shpesh, me theksin e tij të butë jugor.