Trump sulmon Papën: I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trump sulmon Papën: I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme
gfdfg
13/04/2026 - 08:02
Linku u kopjua

Donald Trump ka sulmuar ashpër Papa Leonin përmes një postimi në platformën Truth Social.

Në reagimin e tij, Trump shkroi: “Ai është i dobët ndaj krimit dhe i tmerrshëm në politikën e jashtme.”

Ai shtoi se Papa flet për frikën nga administrata e tij, por nuk përmend periudhën e pandemisë: “Ai flet për frikën nga administrata Trump, por nuk përmend frikën që Kisha Katolike dhe të gjitha organizatat e tjera të krishtera ndjenë gjatë Covid-it, kur priftërinjtë, ministrat dhe të gjithë të tjerët u arrestuan për mbajtjen e shërbesave fetare.”

Trump vijoi me tone ironike duke deklaruar: “Unë e preferoj shumë vëllain e tij Louis, sepse ai është plotësisht MAGA. Ai i ka kuptuara të gjitha.”, transmeton TCh.

Në fund, Presidenti amerikan theksoi qëndrimin e tij për politikën ndërkombëtare: “Nuk dua një Papë që mendon se është e pranueshme që Irani të ketë armë bërthamore.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026