Trump shkon të shohë NBA, fishkëllehet nga tifozët në New York
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump shkon të shohë NBA, fishkëllehet nga tifozët në New York
APTOPIX Trump NBA Finals Basketball
09/06/2026 - 10:09
Linku u kopjua

Presidenti amerikan Donald Trump, ka ndjekur mbrëmë, nga afër, në arenën Madison Square Garden ndeshjen e tretë finale të NBA ndërmjet New York Knicks dhe San Antonio Spurs, e cila u fitua nga këta të fundit, që ishin mysafirë.

Kryetari i Shteteve të Bashkuara u prit me fishkëllima të forta nga tifozët, pasi imazhi i tij u shfaq në ekranet gjigante gjatë interpretimit të himnit kombëtar para fillimit të ndeshjes të hënën mbrëma (të martën në orën 2 e 30, sipas kohës lokale në Kosovë).

Presidenti u shfaq për disa sekonda duke bërë përshëndetje ushtarake. Reagimet negative pushuan kur në ekran u shfaq flamuri amerikan, ndërsa publiku brohoriti kur në parket u paraqitën lojtarët e New York Knicks, raporton AP, transmeton KosovaPress.

Përmendja e San Antonio Spurs gjithashtu shkaktoi fishkëllima nga tifozët.

Trump, që ka thënë se është një tifoz i kahershëm i Knicks, e ndoqi ndeshjen nga lozha e pronarit të këtij ekipi, James Dolan. Në shoqërinë e tij ishin mbesa Kai Trump, këshilltari personal Boris Epshteyn, si dhe sekretarët e kabinetit Lee Zeldin, Sean Duffy dhe Doug Burgum.

Kjo ishte ndeshja e parë e një finaleje të NBA që zhvillon në Nju Jork që nga viti 1999. Kjo nënkupton që Knicks nuk ka arritur në këtë fazë të kampionatit, qe 27 vjet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026