Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Groenlandë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Groenlandë
Trump11
22/02/2026 - 16:05
Linku u kopjua

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë planifikuar të dërgojnë një anije spitalore në Groenlandë, tha dje në mbrëmje presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një veprim që mund të rrisë tensionet me aleatin e NATO-s, Danimarkën.

Trump shkroi në “Truth Social” se anija do të kujdesej për shumë njerëz të sëmurë atje.

“Është rrugës!!!”, tha ai, duke e quajtur atë një anije spitalore “të shkëlqyer”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Kërcënimet e përsëritura të Trump në javët e fundit për të aneksuar potencialisht Groenlandën, një territor danez me rëndësi strategjike, kanë tensionuar marrëdhëniet midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marina Amerikane operon dy anije të mëdha spitalore, secila me rreth 1 000 shtretër, duke përfshirë 80 njësi të kujdesit intensiv.

Këto anije janë vendosur më herët, pas fatkeqësive natyrore si tërmete ose uragane, dhe kanë shërbyer përkohësisht gjatë kulmit të pandemisë së Covid-19.

Groenlanda, me një popullsi prej rreth 57 000 banorësh, nuk ka raportuar kohët e fundit një nevojë të konsiderueshme mjekësore që do të kërkonte vendosjen e një anijeje spitalore.

Nuk është e qartë nëse misioni është koordinuar me qeverinë daneze apo autoritetet kryesisht autonome të Groenlandës, dhe afati kohor për vendosjen e anijes mbetet i pasigurt.

Anijet spitalore zakonisht operojnë me ekuipazhe minimale kur janë në spirancë, duke kërkuar kohë për të mobilizuar personelin e plotë.

Sistemi shëndetësor publik i Groenlandës përfshin klinika lokale dhe “Spitalin Queen Ingrid” në kryeqytetin Nuuk për raste komplekse, me evakuime mjekësore në Danimarkë.

Vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Francën, kanë mbështetur Danimarkën dhe Groenlandën, duke hedhur poshtë çdo plan aneksimi të SHBA-së, transmeton ATSH.

Bisedimet midis Kopenhagënit, Nuuk-ut dhe administratës Trump janë duke vazhduar për të arritur një kompromis.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026