Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është pritur me vërshëllima dhe thirrje të shumta pakënaqësie nga tifozët e pranishëm në Madison Square Garden të New Yorkut, gjatë ndeshjes së tretë të finales së madhe të NBA-së midis New York Knicks dhe San Antonio Spurs. Trump u bë presidenti i parë në detyrë që ndjek nga afër një finale të NBA-së.
I pranishëm si i ftuar i presidentit të Knicks, James Dolan, Trump u shfaq në ekranin e madh të arenës (Jumbotron) gjatë himnit kombëtar, moment ky që u shoqërua me reagime të ashpra nga e gjithë salla, ndonëse vetë ai u pa duke buzëqeshur në lozhën e tij luksoze.
"E mendova si diçka të mahnitshme, në fakt. E keni fjalën për momentin kur kamerat u kthyen nga unë? Mendova se ishte shumë mirë."
Prania e presidentit rriti jashtëzakonisht masat e sigurisë në Midtown Manhattan, duke shkaktuar rradhë të gjata e kontrolle të rrepta që lanë shumë tifozë jashtë fillimit të ndeshjes., raporton Reuters"Do të dëshiroja që ai të mos ishte këtu. Ai nuk është një tifoz i vërtetë dhe thjesht po i bën gjërat të tmerrshme. Kemi pritur një jetë të tërë për këtë, dhe ai e bëri të gjithën për veten e tij, si çdo gjë tjetër."
Në fushën e lojës, San Antonio Spurs arritën të mposhtin New York Knicks me rezultat 115-111, duke ngushtuar avantazhin e serisë së finaleve të Knicks në 2-1.