Trump paralajmëron Iranin për përgjigje '20 herë më të ashpër' nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump paralajmëron Iranin për përgjigje '20 herë më të ashpër' nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit
Trump 10
10/03/2026 - 16:50
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Iranin të hënën, duke thënë se çdo përpjekje për të ndërprerë transportin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit do të shkaktonte një përgjigje “njëzet herë më të ashpër” sesa sulmet e mëparshme të SHBA-së.

"Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit, ata do të goditen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës njëzet herë më fort sesa janë goditur deri më tani", tha ai në platformën e tij Truth Social.

Trump tha se SHBA-të do të shënjestronin vende “lehtësisht të shkatërrueshme” në Iran, duke e penguar potencialisht kombin të rindërtojë veten.

«Vdekja, Zjarri dhe Tërbimi do të mbretërojnë mbi ta — Por shpresoj dhe lutem që kjo të mos ndodhë!» shtoi ai.

Ai e paraqiti paralajmërimin si një gjest mbrojtës për tregtinë globale, duke i sjellë veçanërisht dobi Kinës dhe vendeve të tjera që varen shumë nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, transmeton Anadollu Agnecy.

"Kjo është një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kinën dhe të gjitha ato vende që e përdorin shumë Ngushticën e Hormuzit. Shpresojmë që të jetë një gjest që do të vlerësohet shumë", shtoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026