Duke përsëritur kërkesën e tij që Egjipti dhe Jordania të pranojnë palestinezë të zhvendosur, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se palestinezët në Rripin e Gazës së rrethuar “nuk kanë asnjë alternativë” tjetër përveç se të ikin nga enklava bregdetare.
“Ata nuk kanë asnjë alternativë tani. Dua të them, ata janë atje sepse nuk kanë alternativë. Çfarë kanë ata... është një grumbull i madh rrënojash tani”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, transmeton Anadolu.
Duke theksuar se palestinezët në mënyrë të përsëritur kanë thënë se nuk duan të detyrohen më tej nga atdheu i tyre, Trump tha se nuk e di “si mund të duan të qëndrojnë”, duke përsëritur përshkrimin e tij të Gazës si një “vend i rrënuar”.
Trump përsëriti këmbënguljen e tij se Jordania dhe Egjipti duhet të rivendosin palestinezët e zhvendosur, pavarësisht se liderët e tyre e refuzuan kategorikisht sugjerimin, duke pretenduar se ai ndihet “shumë ndryshe për Gazën sesa shumë njerëz”.Trump e përshkroi propozimin për zhvendosjen e popullsisë së Gazës si "shumë më mirë sesa kthimin në Gaza, e cila ka pasur vetëm dekada dhe dekada të tëra vdekjeje".
I pyetur nga një gazetar nëse ai mbështet vendbanimet e Izraelit në territorin palestinez, Trump tha "jo domosdoshmërisht, jo".
Një fazë fillestare 6-javore e një marrëveshjeje armëpushimi në vazhdim në Gaza hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur luftën e Izraelit, e cila ka vrarë të paktën 47.500 njerëz dhe e ka lënë enklavën palestineze në gërmadha mes zhvendosjes masive të popullsisë civile dhe mungesës akute të nevojave të përditshme.
Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.