Trump: Ose do t'a marrim Kanalin e Panamasë ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme
Bota
Lexohet për: 2 min.
Donald Trump
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar "Ose do t'a marrim Kanalin e Panamasë ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme".

Trump dha deklarata për gazetarët në Bazën e Përbashkët "Andrews". Pasi bëri të ditur se aktualisht sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ndodhet në Panama ai pretendoi se Kanali i Panamasë nuk i është dhënë Kinës por që kontrollohet nga Kina, shkruan Anadolu.

"Kanë shkelur marrëveshjen. Ose do t'a marrim Kanalin e Panamasë ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme", deklaroi Trump.

Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, Trump preku çështjen e "rimarrjes së Kanalit të Panamasë" të cilën ai e kishte ngritur më parë, duke thënë se "Kina menaxhon Kanalin e Panamasë. Ne atë ia kemi dhënë Panamasë dhe jo Kinës, dhe po e rimarrim atë".

Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino në një deklaratë më 20 janar në X, reagoi ndaj fjalëve të Trumpit duke thënë se "Kanali i Panamasë është i Panamasë dhe ashtu do të qëndrojë".

Edhe pse nuk ka asnjë bazë konkrete për pretendimin e Trumpit se "Kina manaxhon Kanalin e Panamasë", dihet se Kina ka investime të mëdha në Panama dhe se vendi ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025