Presidentja Osmani fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
osmanii
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kanë votuar në zgjedhjet e rregullta parlamentare, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

E para e vendit ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ajo tha se Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon dhe vota e qytetarëve kontribuon në zhvillimin e saj tutje.

Dita e 9 shkurtit, sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është dita kur qytetarët japin vlerësimin për të gjithë qytetarët që i kanë përfaqësuar deri tani.

“Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë  duhet ta mbajmë të tillë, duhet ta zhvillojmë edhe më tej dhe sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim duke marr pjesë në procesin më të rëndësishëm nga i cili determinohet parlamenti i ardhshëm, pastaj edhe institucionet tjera. Por, edhe merren vendime të cilat kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyre dhe për gjithë vendin tonë. Shpresoj që të gjithë qytetarët anë e mbarë Kosovës do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë është edhe moti i mirë sot e me diell e është pak më lehtë të votohet….është mundësi e mirë që qytetarët jo vetëm ta japin vlerësimin  për të gjithë politikanët që i kanë përfaqësuar deri tani, por edhe t’i japin mundësi atyre që ndoshta kandidojnë për herë të parë dhe është me rëndësi këtë të drejtë ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për shkak të numrit të madh të votuesve vendosi të pres në radhë për ta shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025