Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së tyre me një seri festimesh të mëdha në mbarë vendin, përfshirë fishekzjarrë, fluturime ajrore ceremoniale, koncerte dhe aktivitete publike, por edhe me ndërprerje për shkak të motit ekstrem, dhe debateve të forta politike, shkruan BBC.
Në qendër të festimeve ishte Uashingtoni, ku në “National Mall” u mbajt një nga eventet kryesore kombëtare.
Më vonë, aktiviteti rifilloi dhe u mbyll me një shfaqje fishekzjarrësh të përmasave të mëdha, e cila u konsiderua ndër më të mëdhatë në historinë e vendit.
Trump: “Ëndrra amerikane është kthyer”Ai e nisi fjalimin duke iu referuar vonesave të shkaktuara nga moti i keq dhe rreziku i rrufeve, duke deklaruar se vendimi për ndërprerjen e përkohshme, ishte i domosdoshëm për sigurinë e publikut.
Në një moment, ai iu drejtua turmës duke thënë: “Nëse mendoni se kjo ishte e lehtë, nuk ishte”.
Presidenti Trump e përdori fjalimin festiv edhe për mesazhe politike që i përsërit shpesh në fushatat e tij si, projektligjin “Save America Act”, ndryshimet në politikat e shtetësisë dhe mbështetjen për të drejtën për armëmbajtje sipas Kushtetutës amerikane.
Theksi te historia dhe liria amerikane
Në pjesën kryesore të fjalimit, Trump u fokusua te historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 250-vjetori i pavarësisë, duke e përshkruar SHBA-në si një simbol të lirisë dhe fuqisë kombëtare.
Sipas tij, këto vlera e bëjnë SHBA-në të ndryshme dhe më të veçantë se vendet e tjera në botë.
Sulmi ndaj komunizmit dhe mesazhet politike
Trump e përshkroi atë, si një sistem të dështuar dhe e krahasoi me një rrezik që duhet “ndalur që në fillim”, duke e quajtur të papajtueshëm me sistemin amerikan, transmeton ATSh.
Në përfundim të fjalimit, ai deklaroi: “Ky është vetëm agimi i epokës së artë të Amerikës” dhe shtoi se fati i vendit është “i shkruar nga Zoti”.
Festime në gjithë vendin
Në kuadër të festimeve u organizuan edhe fluturime ajrore ceremoniale, përfshirë mbi Filadelfia, si dhe aktivitete simbolike që lidhen me historinë e vendit.
Nxehtësi ekstreme dhe stuhi në shumë shtete
Festimet u zhvilluan në kushte të vështira atmosferike në shumë pjesë të vendit.
Paralelisht, në disa shtete u regjistruan stuhi të forta me erëra të fuqishme, të cilat shkaktuan ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike.
Sipas të dhënave të operatorëve të rrjetit, qindra mijëra familje mbetën pa energji në shtete si Pensilvania, Nju Jork, Ohio dhe Illinois.
Në “National Mall”, gjatë ditës, vullnetarët shpërndanë ujë, për qytetarët për shkak të temperaturave ekstreme, ndërsa më vonë stuhitë sollën ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit.
Aktivitete të tjera në mbarë vendinKoncerte në sheshe të mëdha publike, përfshirë “Times Square” në Nju Jork dhe qytete të tjera të mëdha
Ngjarje sportive dhe gara tradicionale, përfshirë konkursin e ngrënies së hot-dogëve në Nju Jork, ku Joey Chestnut fitoi titullin e 18-të
Në Filadelfia, qyteti ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë në 1776, u mbajtën aktivitete të veçanta historike dhe simbolike, për të kujtuar momentin themelor të shtetit amerikan.
Katër ish-presidentët e gjallë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhanë mesazhe për përvjetorin:
Joe Biden theksoi se ideali i barazisë mbetet ende një proces i papërfunduar dhe se puna për të forcuar demokracinë duhet të vazhdojë.
George W. Bush bëri thirrje që qytetarët të jenë aktivë dhe të angazhuar në jetën demokratike të vendit.
Bill Clinton paralajmëroi se SHBA-ja po përballet me ndarje të thella politike dhe sfida për institucionet demokratike.