Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur për rifillimin e mundshëm të sulmeve ushtarake kundër Iranit, duke specifikuar se është gati të shqyrtojë planin që i është dërguar nga Teherani për një marrëveshje, por beson se ai nuk do të jetë i pranueshëm.
Propozimi iranian kërkon një periudhë negociatash njëmujore për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, ku, sipas Anadolu-t, një supertanker iranian arriti t'i shpëtonte bllokadës amerikane dhe "të arrinte në Lindjen e Largët".
Ndërkohë, Parlamenti iranian po përgatitet të miratojë një ligj që do të kufizonte kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas transmetuesit shtetëror iranian Press TV. Duke cituar Zëvendëskryetarin e Parlamentit Ali Nikzad, Press TV raportoi se sipas projektligjit, anijet izraelite nuk do të lejohen kurrë të kalojnë tranzit.