Trump: Kemi filluar një operacion të gjerë në Iran
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trump: Kemi filluar një operacion të gjerë në Iran
28/02/2026 - 09:18
Linku u kopjua

'Kemi filluar një operacion të gjerë në Iran që synon mbrojtjen e popullit amerikan', thotë Presidenti i SHBA-së Trump në videon e shpërndarë në Truth Social.

Trump është zotuar se shkatërrojë raketat e Iranit, të shkatërrojë industrinë e raketave dhe të shkatërrojë marinën.

Ndërkohë, mediat shkruajnë se sulmi izraelit ndaj Iranit synon vende dhe pozicione ushtarake 'të lidhura me regjimin', me të gjithë udhëheqësit e lartë të konsideruar si objektiva, raporton Channel 12, duke cituar burimin.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, kishte edhe sulme kibernetike që kanë synuar disa faqe lajmesh, përfshirë IRNA-n dhe aplikacionet lokale të lajmeve.

Kurse, NYT shkruan se dhjetëra sulme amerikane që po kryhen nga bazat e Lindjes së Mesme, transportuesit e avionëve, pritet të jenë shumë më të gjera se sulmet e qershorit të kaluar në vendet bërthamore iraniane.

E siç raporton Channel 12, Izraeli përgatitet për 4 ditë sulmesh të përbashkëta intensive ndaj Iranit në fazën fillestare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026