Trump: Do hakmerremi për vdekjen e ushtarëve amerikanë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump: Do hakmerremi për vdekjen e ushtarëve amerikanë
Donald_Trump
Foto Arkiv
02/03/2026 - 08:22
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni do të hakmerret për vdekjen e ushtarëve amerikanë dhe do t’i japë goditjen më ndëshkuese regjimit iranian.

Në videomesazhin e tij, mbi konfliktin me Iranin në platformën Truth Social, Trump pretendoi se Shtetet e Bashkuara janë në mes të një operacioni masiv, i cili siç tha ai ka të bëjë jo vetëm me sigurinë e periudhës së tanishme, por edhe të brezave të ardhshëm.

“Si një komb i vetëm, ne vajtojmë për patriotët e vërtetë amerikanë që kanë bërë sakrificën më të madhe për vendin tonë, ndërsa vazhdojmë misionin e drejtë për të cilin ata dhanë jetën. Fatkeqësisht, ka mundësi që të humbin më shumë jetë para se të përfundojë kjo betejë, por do të bëjmë çdo gjë të mundshme që kjo të mos ndodhë. Amerika do të hakmerret për vdekjet e tyre dhe do t’u japë një goditje të ashpër terroristëve që kanë kryer veprime kundër njerëzimit. Një regjim iranian i pajisur me raketa me rreze të gjatë dhe armë bërthamore do të përbënte një kërcënim të tmerrshëm për çdo amerikan.”-tha Trump, transmeton Euronews Albania.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026