Trotuari i mbeturinave dhe testimit të rrobave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Disa video të dërguar nga qytetarët në KosovaPress, tregojnë se si një vend në trotuarin e rrugës “Ilir Konushevci”, në Prishtinë, është bërë vend i përshtatshëm për hedhjen e mbeturinave për qytetarët.

Në video shihen qytetarët që nuk hedhin mbeturinat në kontejner, por në mes të trotuarit. E përveç mbeturinave shihet se aty hedhin edhe rroba, e disa të tjerë i marrin dhe i provojnë ato në po të njëjtin vend.

“Jemi në hallë, afër është stacion urban, zebrat dhe hyrja e shkollës dhe vend shumë i frekuentuar me qytetarë, por kjo nuk i pengon disa prej tyre të hedhin mbeturina midis trotuarit. Ne kemi lajmëruar policinë e inspektoratin e Komunës së Prishtinës por se asnjëra nuk kanë ndërmarrë asgjë”, thonë ata.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024