Kompania lidere në shërbimet e internetit dhe televizionit në Kosovë, ISP Broadcast me pronar Qendrim Kryeziun, po merr pjesë në panairin prestigjioz ANGA COM. Me një histori të shquar në inovacion, ISP Broadcast sjell edhe një herë risi që pritet të ndryshojnë ‘peizazhin’ e telekomunikacionit.
“Ne kemi arritur që këtë teknologji ta sjellim tashmë në Kosovë, paisjet e nevojshme për instalim do të fillojnë funksionin etyre në Prishtinë qysh nga java tjetër. Megjithatë kjo është vetëm një pjesë e zbuluar e planeve të shumta e inovacionit që qytetarët do të përjetojnë përmes ISP Broadcast“, tha pronari Qendrim Kryeziu.
Në vitin 2024, ISP Broadcast është pretendenti kryesor për të sjellë Wifi 7G, që do të lançohet nga shtatori. Ky hap përfaqëson një tjetër kapërcim gjigant në fushën e lidhjes pa tela, duke premtuar shpejtësi edhe më të larta, stabilitet dhe kapacitet të zgjeruar të rrjetit. Wifi 7G pritet të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit lidhen dhe komunikojnë, duke vendosur një standard të ri për industrinë.
ANGA COM është një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e telekomunikacionit, dhe pjesëmarrja e ISP Broadcast në këtë panair konfirmon rolin e saj kyç në drejtimin e inovacionit teknologjik. Pronari Qendrim Kryeziu dhe ekipi i tij janë të përkushtuar për të sjellë vazhdimisht zgjidhje të avancuara që plotësojnë dhe tejkalojnë pritshmëritë e konsumatorëve.