Pas padisë për gjenocid, Serbia do të sillet ndryshe në arenën politike, ka thënë hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp.
Ani pse Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, ajo tha se mund të padisë Serbisë nëpërmjet një vendi tjetër.
Paditë për gjenocid ngrihen pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë - institucionit që vendos për mosmarrëveshjet në mes të shteteve.
Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia i kanë humbur rastet për gjenocid. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pati konstatuar se Serbia është përgjegjëse për shkeljen e Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të gjenocidit në Srebrenicë, por jo edhe për kryerje të gjenocidit, për çka Bosnja kishte ngritur padi.Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi tha se arkivat e gjykimeve janë dëshmi të vlefshme për shkrimin e historisë.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci thotë se institucionet vendore është dashur të fuqizohen për adresimin e krimeve të luftës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.