Kosova nënshkruan marrëveshjen për tregtinë e Lirë me EFTA-n
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Kosova nënshkruan marrëveshjen për tregtinë e Lirë me EFTA-n
1 orë më parë
Linku u kopjua

Kosova ka nënshkruar sot në Davos të Zvicrës marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), duke u bërë kështu vendi i vetëm në rajon që përveç negociatave për tregtinë e mallrave, ka negociuar edhe tregtinë e shërbimeve me EFTA-n.

Kryeministri Albin Kurti  ka thënë se marrëveshja do të krijojë mundësi të reja duke i dhënë Kosovës qasje në tregjet e EFTA-s, krijimi i një ambienti konkurrues, eliminimi i barrierave tregtare me fokus të veçantë në rritjen e eksporteve dhe investimeve.

Kurti tregoi se prodhuesit tanë do të kenë qasje më të lehtë në disa nga tregjet më të zhvilluara në Evropë, duke forcuar kështu ekonominë dhe duke nxitur eksportet.  

Një ndër prioritetet e marrëveshjes është fuqizimi i eksportit të produkteve kosovare, veçanërisht në sektorët e bujqësisë, industrisë së përpunimit dhe teknologjisë.

Cecilie Myrseth kryesuese e EFTA-s, tha se marrëveshja njëkohësisht ofron garanci për investitorët nga shtetet anëtare të EFTA, duke nxitur interesin për projekte të reja në Kosovë.

Rozeta Hajdari, ministrja e Industrisë, ka inkurajuar investitorët ndërkombëtarë të shqyrtojnë potencialin për bashkëpunim me Kosovën.

EFTA dhe Kosova nisën negociatat e tyre drejt një marrëveshjeje të tregtisë së lirë në qershor 2022. Midis gushtit 2022 dhe shtatorit 2024, u mbajtën katër raunde negociatash dhe disa takime ndërsesionale.

EFTA është një organizatë ndërqeveritare e Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës. Ajo u krijua në vitin 1960 nga shtatë shtetet e saj anëtare të atëhershme për promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik ndërmjet anëtarëve të saj. Katër shtetet e EFTA-s janë të gjitha ekonomi të hapura dhe konkurruese të përkushtuara ndaj liberalizimit progresiv të tregtisë në arenën shumëkombëshe dhe në marrëveshjet e tregtisë së lirë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025