Trepça pëson humbje nga skuadra skoceze
Sport
Lexohet për: 1 min.
Trepca
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Trepça ka pësuar humbje nga Caledonia Gladiators 76:80 (24:26, 11:19, 23:16, 18:19), në grupet e FIBA Europe Cup.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin, duke përfunduar 24:19, kurse skocezët ishin më të mirë në periudhën e dytë, që e fituan 11:19, për të shkuar në pushim me dhjetë pikë epërsi 35:45.

Pjesa e dytë ishte shumë më interesante. Kampionët e Kosovës u rikthyen, duke afruar shifrat në 74:75, por skocezët ishin më të vëmendshëm dhe arritën të fitojnë në 76:80.

Malik Johnson kishte 16 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime te vendasit.

Kjo ishte humbja e tretë për Trepçën, derisa fitorja e parë për skuadrën skoceze.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024