Trepça debuton me humbje në FIBA Europe Cup
Lexohet për: 1 min.
Trepca
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trepça e nisur me humbje garat në grupet e FIBA Europe Cup, duke u mundur në shtëpi nga ZZ Leiden me rezultat 54:84 (13:18, 14:15, 15:23, 12:28).

Skuadra mysafire e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 2:7, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 13:18. Mitrovicasit u rikthyen në periudhën e dytë për të kaluar në epërsi 27:26, megjithatë mysafirët në fund ishin më të mirë për të shkuar në pushim me rezultat 27:33.

ZZ Leiden e nisi çerekun e tretë me seri 0:5 dhe thelloi edhe më shumë epërsinë, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 42:56. Në dhjetë minutat e fundit, mysafirët vetëm sa e shtuan epërsinë dhe triumfuan 54:84.

Erjon Kastrati shënoi 13 pikë, kurse Drilon Hajrizi 12 për fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës.

Kështu mitrovicasit debutoi me humbje në FIBA Europe Cup, kurse ZZ Leiden kanë dy fitore në dy ndeshje.

Trepça ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj BCM Gravelines Dunkerque si mysafire më 1 nëntor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024