Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bajram Aliu”, skuadra e Drenicës ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Trepça ’89 me shifrat 5:2, përcjell KosovaPress.
Me pikët e reja, skuadra e Trepçës ’89 zë vendin e gjashtë me pesë pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Drenica në pozitën e tetë.
Krahas kësaj përballjeje u zhvillua edhe ndeshja mes Malishevës e Dukagjinit, e cila përfundoi pa fitues.
Golin te Malisheva e shënoi Alban Shillova në minutën e 24’, kurse te Dukagjini golashënues ishte Blerind Morina.
Me pikët e reja, Malisheva renditet e katërta në tabelë me shtatë pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Dukagjinit, që zë vendin e fundit.