Tregu i punës i Kinës mbeti gjerësisht i qëndrueshëm në vitin 2022, treguan të dhënat nga Byroja Kombëtare e Statistikave të publikuara sot.
Specifikohet se gjithsej 12.06 milionë vende të reja pune u krijuan në zonat urbane vitin e kaluar, që tejkaloi objektivin vjetor prej 11 milionë, raporton Radio Ndërkombëtare e Kinës.
Sipas tij, për shkak të ringjalljes së epidemisë së virusit korona, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme u përballën me vështirësi më të mëdha në vitin 2022, gjë që vështirësoi gjetjen e punës për grupet kryesore, veçanërisht të rinjtë, por tregu i punës së fundmi u rimëkëmb.
Të dhënat e Byrosë tregojnë se shkalla e papunësisë në zonat urbane në dhjetor të vitit të kaluar ishte 5.5 për qind, që është një rënie prej 0.2 për qind krahasuar me muajin e kaluar.
“Me rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rritjen e kërkesës për vende pune, numri i vendeve të punës pritet të rritet. Tregu i punës i Kinës do të përjetojë një përmirësim gjithëpërfshirës këtë vit”, beson Kang.