Tre persona vdiqën në një zjarr që shpërtheu të shtunën mbrëma në një ndërtesë apartamentesh në Stains, një periferi veriore e Parisit, dhe tetë u plagosën, përfshirë një gjashtë vjeçar, thanë autoritetet lokale.
Policia njoftoi se zjarri ka rënë në katin përdhes të një pallati trekatësh rreth orës 02:00 të mëngjesit. Ndërtesa ndodhet pranë bashkisë së Stains, një qytet me 39.000 banorë, pesëmbëdhjetë kilometra larg Parisit.
Nga tetë të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë, duke përfshirë një gjashtëvjeçar, tha Taibi.
Kryebashkiaku tha se më 27 shtator ka lëshuar një paralajmërim për rrezikun e banimit në një pallat të pa mirëmbajtur ku banonin rreth pesëmbëdhjetë persona. Disa apartamente ishin bosh.
Franca bëhet vendi evropian ku X bllokoi më së shumti përmbajtje të dhunshme - KosovaPress