Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit zjarrfikës në Kaliforninë Jugore
Lexohet për: 1 min.
thumbs_b_c_7c49d8e41f2950bfa0afe44dbfad06eb
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të paktën tre persona humbën jetën kur një helikopter zjarrfikës u rrëzua në Kaliforninë Jugore të dielën pas një përplasjeje në ajër me një helikopter tjetër që po shuante të njëjtin zjarr.

Të vrarët ishin të tre anëtarët e ekuipazhit në bord, raportoi Mercury News, ndërsa helikopteri tjetër zjarrfikës zbarkoi i sigurt.

“Ndërsa ishin përfshirë në përleshje, dy helikopterë u përplasën. Tragjikisht, të tre anëtarët humbën jetën.” konfirmoi shefi i rajonit jugor të Cal Fire, David Fulcher.

Helikopterët u dërguan për të shuar një zjarr në afërsi të rrugëve Broadway dhe Esperanza, ku ishin të pranishëm ekuipazhet e Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut Cal Fire/Riverside, shkruan AA.

Përhapja e zjarrit prej tre hektarësh në Broadway u ndalua siç raportohet nga Cal Fire/Riverside, transmeton KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025