Nën sloganin ‘Kush po e fikë dritën në veri’ vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare ‘Mbijetesa serbe’, kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës kundër marrëveshjes për energjinë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë të martën në Bruksel.
Ata shprehën pakënaqësinë e tyre kundër, siç thanë, padrejtësisë, vendimeve të fshehta dhe jo transparencës, të cilat shkaktuan dëme të jashtëzakonshme për qytetarët e veriut.
Sipas tij, ata janë pro pagesës së faturave të energjisë, por pasi t’u krijohet qytetarëve një jetë e dinjitetshme dhe jo në këto kushte ku energjia është më e shtrenjtë në krahasim me vendet tjera.
“Dimë një milion raste ku qytetarët nëpër shtëpitë e tyre flasin heshturazi nga frika, mos po i dëgjon dikush, hesht mos të dëgjojë dikush. Këto janë problemet të cilat e mundojnë këtë shoqëri dhe represioni ndaj këtij populli, nga i cili duhet të çlirohemi…Kur të na sigurojnë jetë të dinjitetshme njerëzore, ne do të pajtohemi ndaj vendimeve civilizuese për pagesën e energjisë elektrike dhe ky nuk është asnjë problem. Ne jemi pro, por jo në këto kushte. Paramendoni restrikcionet dhe rrymën më të shtrenjtë në këto ndërtesa tona…Ndërkaq të theksoj se rreth kësaj marrëveshje qytetarët lidhje nuk kanë çfarë do të ndodhë, bukvalisht jo vetëm ne, por as qytetarët nuk e kanë idenë për marrëveshjen se si dhe çfarë do të ndodhë”, ka thënë Arsenijeviq.
“Të dashur qytetarë, ju urojmë marrëveshjen për energjinë të gjithë atyre që festojnë. Ju urojmë marrëveshjen për energjinë, por në errësirë…Nga kjo marrëveshje presim restrikcione të rregullta të energjisë, fatura të larta, sidomos dimrit sepse i tërë veriu ngrohet me rrymë, uljen e pagave në elektroseverin e ri”, theksoi Velkoviq.
Ndërkaq, Milija Bishevac nga Zubin Potoku, tha se të afërt me Listën Serbe kanë bërë presion te qytetarët.
Protesta ka zgjatur rreth 15 minuta dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa janë vërejtur forca të shtuara të policisë, të cilat gjatë gjithë kohës kanë vëzhguar situatën nga afër.