Tre pacientë u referuan nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale për shërim jashtë vendit
Intervista
Lexohet për: 2 min.
Kirurgjia--13-01-25
5 orë më parë
Linku u kopjua

Në mungesë të stafit të trajnuar për ofrimin e disa shërbimeve shëndetësore specifike, Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë vitit të kaluar ka referuar tre pacientë për shërim jashtë vendit.

Për referimet e pacientëve jashtë Kosovës, drejtori i kësaj klinike, Enver Fekaj thekson se nuk kanë të bëjnë ekskluzivisht për trajtimin kirurgjik, por për procedura shtesë, që siç thotë ai nuk realizohen nga kirurgët abdominal.

"Janë referuar tri raste, për dallim nga viti 2023 që janë referuar shtatë raste. Janë referuar këto tri raste për shkak se përveç intervenimit kirurgjik, kanë pasur nevojë edhe për procedura të tjera të cilat aktualisht nuk janë implementuar ose nuk janë funksionale në klinikën tonë. Jo ekskluzivisht për trajtimin kirurgjik...", thotë Fekaj.

Fekaj, ndër të tjera, thotë për KosovaPress se gjatë vitit të kaluar janë kryer rreth 2 mijë e 300 intervenime kirurgjike.

Ai flet edhe për realizimin e operacioneve që nuk kryhen në spitalet private në Kosovë e që jashtë vendit kanë kosto mijëra euro.

Për KosovaPress, Fekaj tregon edhe për numrin e vizitave të kryera gjatë vitit të kaluar në ambulanten specialistike dhe në qendrën emergjente të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale.

"Përafërsisht gjatë vitit 2024 janë realizuar gjithsej 2 mijë e 300 intervenime kirurgjike. Janë realizuar edhe intervenime minimale invazive ose endoskopike. Janë realizuar afërsisht rreth 200 gastroskopi. Janë realizuar afërsisht 100 kolonoskopi. Janë bërë afërsisht mbi 5 mijë vizita në ambulanten specialistike dhe diku mbi 10 mijë vizitën në qendrën emergjente nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale”, tregon Fekaj.

Intervista e plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025