Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë Zhvillimore të Austrisë, flasin për arsimin dual
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë Zhvillimore të Austrisë, flasin për arsimin dual
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift.

Ai e falënderoi për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm të ADA-s me institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht në arsimin dhe aftësimin profesional.

Sipas njoftimit për media të lëshuar nga zyra e kryeministrit, thuhet se në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë për thellim të bashkërendimit në zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejmë të arsimit dual që është në vitin e tretë të zbatimit tashmë në 12 profile, 25 shkolla nga gjithsej 15 komuna me 1 mijë e 607 nxënës.

 “Gjithashtu biseduan edhe për digjitalizimin në shkolla dhe turizmin kulturor dhe mundësitë e bashkëpunimin në këto drejtime. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift në takim ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer dhe Drejtorja e ADA-s për Kosovë, Rita Glavitza. Bashkë me kryeministrin Kurti në takim ishte Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025