Transporti i mallrave me tren mbetet zero në vend
Lexohet për: 1 min.
trenat
1 vit më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në muajin shkurt të këtij viti, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 5 690, ose  35.5% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa sasia e mallrave të transportuara me tren, në neto ton, ishte 0.

Po ashtu sipas ASK-së, në shkurt të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 598, ose 15.2 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 193 000, ose  23.5 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në njoftimin e ASK-së thuhet se shërbimet e rrjetit telefonik fiks kanë rënë 10 për qind në shkurt krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Numri i përdoruesve te rrjetit telefonik fiks ishte 68 194, ose 10.0% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2 712 663, ose 4.1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në raport.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025