UEFA nuk është e shqetësuar për faktin se shumë lojtarë po i bashkohen Ligës Pro Saudite, tha të dielën presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin.
Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Luka Modric kanë fituar të gjithë çmimin Topi i Artë që nga viti 2008. Ronaldo iu bashkua Al Nassr në janar; Benzema ra dakord të nënshkruajë me Al-Ittihad në qershor. Të dy fitojnë shuma marramendëse parash në klubet e tyre të reja. Skuadrat saudite kanë arritur gjithashtu te Messi dhe Modric me oferta fitimprurëse, por të dy i refuzuan ato.
"Unë mendoj se është kryesisht një gabim për futbollin e Arabisë Saudite. Pse është një problem për ta? Sepse ata duhet të investojnë në akademi, duhet të sjellin trajnerë dhe ata duhet të zhvillojnë lojtarët e tyre," tha Ceferin.
“Sistemi i blerjes së lojtarëve që pothuajse përfunduan karrierën e tyre nuk është sistemi që zhvillon futbollin”, shtoi ai. “Më thuaj një lojtar që është në moshën më të mirë dhe që e nis karrierën e tij dhe shkoi të luajë në Arabinë Saudite?”, vazhdoi Ceferinë.
“Lojtarët duan të fitojnë kompeticionet kryesore. Dhe konkurrenca më e mirë është në Evropë. Në fund të karrierës së tyre, disa lojtarë shkojnë diku për të fituar para.", shtoi ai.