Sergio Ramos ka shumë shanse që të rikthehet në Kombëtaren e Spanjës, sipas trajnerit të ri Luis de la Fuente.
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain është rekordmeni që ka bërë më së shumti paraqitje te Spanja, me gjithsej 180 sosh, përgjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës triumfuese të Kupës së Botës në vitin 2010, dhe gjithashtu në triumfet e Kampionateve Evropiane të viteve 2008 dhe 2012, raporton KosovaPress.
Po ashtu, De La Fuente e ka lënë derën e hapur për mbrojtësin në ndeshjen e parë në krye të Spanjës kundër Norvegjisë në kualifikimet drejt Kampionatit Evropian 2024 në mars.
“Ta bëjë seleksionimin është një proces i gjatë. Fillimisht, ne e fillojmë duke kontrolluar të gjithë lojtarët spanjoll, dhe pastaj e shkurtuam në 70 ose 80 lojtarë, e cila i bie gjashtë ose shtatë për pozicion, dhe më pastaj e shkurtojmë më shumë”, tha De La Fuente.