Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo ka folur për median e klubit para finales së nesërme të Kupës së Kosovës kundër Ballkanit.
Me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të jetë nikoqir i finales së Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës, raporton KosovaPress.
““Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi. Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon. Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar. Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”, ka thënë Egbo.