Familjarët e heronjve Zhitia e Fazliu: Vazhdoni ta stoponi Serbinë, mbroni Kosovën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 orë më parë
Linku u kopjua
Me rastin e 35-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, Qeveria e Kosovës organizoi një akademi përkujtimore në Prishtinë. Krerë të shtetit e familjarë të dy dëshmorëve vlerësuan lart veprat dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti tha se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ishin veprimtarë të shquar politik të viteve 80-ta, të cilët i bashkoi ideali për lirinë e atdheut.
Sadete Zhitia, motra e heroit Afrim Zhitia kujtoi thënien e babait të tyre kur thoshte se “kur të rriten e shkollohen vajzat e djemtë e këtyre heronjve që ia kanë kthyer gjoksin Serbisë, do të bëhet Shqipëria.
Nipi i heroit Fahri Fazliu, Fahri Fazliu i riu, tha se si familjarë ndihen të gëzuar kur shohin që 35 vite pas rënies së Afrimit dhe Fahriut, kujtimi për ta ende vazhdon të nderohet.
Ndërkaq, historiani Durim Abdullahu tregoi historinë e fotografisë së afishuar të dëshmorit Fahri Fazliu. Abdullahu potencoi se veprat e kryera, aksionet, organizimet, librat dhe ngjarjet e shumta të ruajtura e të rrëfyera nga familjarët e shokët të heronjve janë burimet bashkëkohore të historisë politike të Kosovës.
Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.