Tragjedi në KEK, zbulohet identiteti i punëtorit që humbi jetën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tragjedi në KEK, zbulohet identiteti i punëtorit që humbi jetën
kek-foto
27/02/2026 - 14:58
Linku u kopjua

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës. Lajmi fillimisht është konfirmuar nga KEK-ut.

Kurse, kryetari i sindikatës së KEK-ut, Xhelal Jashari, ka deklaruar se bazuar në informacionet fillestare nga organet e rendit dhe kolegët, i ndjeri ka pasur një incident gjatë orarit të punës, i cili ka rezultuar fatal.

“Sipas informacioneve të organeve të rendit dhe kolegëve që kanë qenë me të ndjerin, mund të konfirmojmë se i ndjeri ka pasur një incident në vendin e punës, ku edhe ka ndërruar jetë. Domethënë, pas arritjes së policisë dhe organeve të mjekësisë, ata e kanë vërtetuar se i ndjeri ka vdekur në vendin e punës”, tha ai.

Në një prononcim për mediat, Jashari tha se i ndjeri punonte si punëtor i sigurisë fizike pranë termocentralit "Kosova B".

Kryesindikalisti Jashari, në emër të sindikatës, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të viktimës. "Jemi të shqetësuar, sinqerisht po ju them, sepse kemi humbur një koleg, kemi humbur një bashkëpunëtor tonin," ka shtuar ai, duke shprehur shpresën se incidente të tilla të mos ndodhin më.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende mbeten të paqarta. Jashari ka theksuar se versionin e saktë të incidentit pritet ta japin organet e hetuesisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026