Tragjedi e rëndë: Zjarri me mbeturina i merr jetën një burri në Stroc të Vushtrrisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tragjedi e rëndë: Zjarri me mbeturina i merr jetën një burri në Stroc të Vushtrrisë
policia e kosoves-logo-ilustrim
26/03/2026 - 14:14
Linku u kopjua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Stroc të Vushtrrisë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe me djegie të rënda trupore.

Sipas Policisë, rasti është zbuluar pasditen e 25 marsit, rreth orës 17:00, kur ankuesi Sh. I. ka hasur në trupin e pajetë të viktimës, Bejtullah Isufi, në një fushë, transmeton KosovaPress.

Dyshohet se viktima kishte ndezur një zjarr me mbeturina, por për rrethana ende të paqarta është përfshirë nga flakët dhe nuk ka arritur të shpëtojë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet mjekësore, ku është konfirmuar vdekja e Bejtullah Isufit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026