Tovërlani publikon listën e “Dardanëve” të rinj për ndeshjen kundër Gjermanisë
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll në grupmoshat U21, Afrim Tovërlani e ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e radhës në kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2025 U21.

“Dardanët” e rinj do të udhëtojnë nesër drejt Chemnitz, ku më 22 mars do ta zhvillojnë ndeshjen kundër Gjermanisë, raporton KosovaPress.

Përballja luhet nga ora 18:00 në “Stadion an der Gellertstraße” në Chemnitz.

Kosova U21 gjendet në Grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Bullgarinë, Estoninë dhe Izraelin. Deri tani, “Dardanët” e rinj kanë grumbulluar tetë pikë dhe gjenden në pozitën e katërt.

Listën e lojtarëve të ftuar e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024