Legjenda e futbollit italian, Francesco Totti është kthyer të flas pëër karrierën e tij, duke folur për trajnerët me të cilët ka punuar, karrierën me Romën dhe jo vetëm.
Ish-sulmuesi romak kaloi gjithë karrierën e tij 24-vjeçare si lojtar me “Giallorossët” nga viti 1993 deri në vitin 2017, duke shënuar 307 gola dhe duke ofruar 208 asistime në 783 ndeshje në të gjitha garat.
Duke folur për “Corriere della Sera” Totti foli për trajnerët e tij më të rëndësishëm dhe marrëdhënien e tij të veçantë me trajnerin e tanishëm të Italisë, Luciano Spalletti.
“I pari Mazzone, të cilin e kujtoj me shumë dashuri. Pastaj Zeman dhe Spalletti. duhet ta them. Kjo është e vërteta. Po ta takoja do ta përshëndesja me dashuri, do të më gëzonte. Unë besoj se ka një lidhje të thellë mes nesh. Gjithashtu, sepse ajo që kaluam bashkë, kur ai mbërriti nga Udine, është për mua, në jetën time, diçka e papërsëritshme. Si në fushë ashtu edhe në jetën e përditshme.”, ka thënë Totti për Spallettin.
“Kam kaluar tridhjetë vjet te Roma. Tregova respekt për të gjithë, hoqa dorë nga punët e tjera. I thashë jo Real Madridit dhe të tjerëve sepse doja atë fanellë, vetëm atë fanellën e “Giallorossëve” që është e printuar brenda meje. Si përfundoi historia ime me Romën, më erdhi keq. E vërteta është se kur nuk je më i nevojshëm në futboll, nuk ka më respekt. Nëse Maldini, Del Piero, Baggio, unë, jami jashtë futbollit, do të thotë diçka.”, ka thënë Totti.