Tottenhami nuk dorëzohet nga transferimi i yllit të Romës
Lexohet për: 1 min.
15-Tottenham
2 vite më parë
Linku u kopjua

Tottenhami po vazhdon bisedimet me Romën për një transferim të mundshëm për italianin Nicolo Zaniolo, kupton “90min”.

Tottenham ka bërë tashmë gjashtë transferime këtë afat kalimtar dhe po vazhdon të përforcohet përpara rikthimit të tyre në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Është raportuar më parë për interesin e skuadrës angleze për Zaniolon, dhe pavarësisht shpresave të Romës për ta mbajtur atë dhe për t'i dhënë një kontratë të re më vonë këtë vit, Tottenham po vazhdon të shtyjë për një transferim, megjithëse kjo lëvizje mund të prek shifrën e 50 milionë eurove, përcjell KosovaPress.

Drejtori sportiv i Tottenhamit, Fabio Paratici ka zhvilluar bisedime të mëtejshme me menaxherin e përgjithshëm të Romës, Tiago Pinto, ndërsa Zaniolo u paraqit në fitoren 1:0 të Romës para-sezonale ndaj Spurs në Izrael të shtunën.

Juventusi mbetet i interesuar në Zaniolon dhe thuhet të ketë zhvilluar gjithashtu negociata me Romën këtë verë, por Tottenham po e kryeson garën për 23-vjeçarin, i cili është i hapur për të kaluar në Angli.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024