Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se është duke e monitoruar situatën me ngarkesat e mandarinave që vinë nga Shqipëria. Ky vendim vjen pasi Sistemi evropian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarmin për këtë frut që vjen nga Shqipëria.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke e monitoruar situatën e njoftimeve të dërguara nga RASFF për vendet e tjera. Për gjetje të prezencës se pesticideve mbi nivelet e lejuara në produktin mandarina ( mandarina/ clemantina te fërkata), me orgjinë nga Shqipëria. AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë”, njoftoi AUV.
Në këtë mënyrë, sipas AUV-it, do të përcaktohet nëse kanë prezencë të pesticideve mbi nivelet e lejuara.
Ngarkesat, sipas njoftimit, janë ndaluar në pikë-kontrollet kufitare deri në rezultatet e analizave laboratorike.Në javët e fundit, disa shtete si Italia, Kroacia e Republika Çeke i kanë kthyer ngarkesat me mandarina në kufi.