Koalicioni për Lirinë e Medias ftoi mediat evropiane që të vijnë në Serbi dhe të raportojnë për “luftën për lirinë e qytetarëve të Serbisë nga regjimi autokratik i Aleksandar Vuçiqit”.
“Ju ftojmë të informoni publikun e vendeve tuaja për ngjarjet në Serbi, si dhe për veprimet e disa zyrtarëve të lartë të vendeve evropiane, të cilët edhe në këtë moment mbështesin me këmbëngulje tiranin e vogël ballkanik që po merret me qytetarët e vet dhe të cilëve ua mori shtetin.... Nuk e dimë pse po e bëjnë, por cilado qoftë arsyeja, duhet të kenë turp”, thuhet në njoftimin e Koalicionit për Lirinë e Medias.
Ata deklaruan se ishte një projekt shtetëror që u realizua në bashkëpunim me kompani nga Kina dhe se si të gjitha projektet e ngjashme, ishte shpallur sekret shtetëror dhe i fshehur nga publiku.
Ata vlerësuan se reagimi i qeverisë ndaj protestave civile të udhëhequra masivisht nga të rinjtë ishte represioni.Shtohet se reagimi i qytetarëve ndaj represionit ishte i tillë që protestat dita-ditës po bëhen më masive.
“Në këtë drejtim janë studentët, të cilët kanë bllokuar më shumë se 50 fakultete në të gjithë Serbinë dhe që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Atyre u janë bashkuar edhe gjimnazistë, duke bllokuar shkollat e tyre, duke kërkuar gjithashtu të vërtetën dhe drejtësinë. Të gjithë ata kanë mbështetjen e prindërve, gjyshërve, të afërmve dhe miqve të tyre. Rebelimi po përhapet në Serbi dhe regjimi i Vuçiqit është në panik, që do të thotë se nuk duhet të përjashtohet mundësia e dhunës edhe më brutale”, paralajmëroi koalicioni.
Koalicioni për Lirinë e Medias përbëhet nga Asociacioni i Mediave, Shoqata e Mediave Online (AOM), Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës (NDNV), Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS), Shoqata e Biznesit të Shoqatës së Mediave Lokale dhe të Pavarura “Lokal Press”, Fondacioni Slavko Çuruvija dhe Sindikata e degës së Kulturës, Artit dhe Medias “Pavarësia”./N1/