Tottenhami në seri të humbjeve, pas Chelseat e pëson edhe nga Wolves
Lexohet për: 1 min.
10-Tottenhami
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Wolverhamptonit dhe Tottenhamit, ku ky i fundit ka pësuar humbjen e dytë me radhë në Premier Ligë.

Pas afro 100 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Wolverhampton e ka mposhtur Tottenhamin 2:1, raporton KosovaPress.

Tottenhami ishte në avantazh 1:0 me golin e Brennan Johnson (minuta e 3’), deri në fund të kohës së rregullt. Më pas çfarë ndodhi ishte çmenduri.

Wolves e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 90+1’ me golin e Pablo Sarabias, kurse arriti ta përmbysë atë dhe të kalojë në epërsi 2:1 në minutën e 90+7 përmes Mario Leminas.

Me pikët e reja, Wolves ngjitet në kuotën e 15 pikëve në vendin e 12, krahas Tottenhamit që zë vendin e dytë në tabelë me 24 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Wolverhampton.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024