Tottenhami merr lajme të mira para derbit me Arsenalin
Lexohet për: 1 min.
14-Tottenhami
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Këtë të diele e gjithë vëmendja e tifozëve të Premier Ligës do të jetë te derbi londinez mes Tottenhamit dhe Arsenalit.

Tottenhami e pret në shtëpi liderin aktual të Premier Ligës, Arsenalin, me ndeshjen që do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00, raporton KosovaPress.

Para ndeshjes, trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou konfirmoi dy lajme të mira për skuadrën e tij.

Postecoglou tha se Richarlison dhe Pedro Porro janë rikthyer nga lëndimet e tyre, dhe janë të gatshëm për derbin e Londrës Veriore.

Ndërkaq, Postescoglou e konfirmoi se Destiny Udogie do të jetë jashtë fushave deri në fillimin e sezonit të ardhshëm.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024