Tottenham-United, formacionet e mundshme
Lexohet për: 2 min.
tottenham-united
1 vit më parë
Linku u kopjua

Më pak se një muaj pasi i tregoi derën Antonio Contes, Tottenhami është me trajnerin e tretë të sezonit Ryan Mason që do të drejtoj skuadrën pas shkarkimit të Cristian Stellinit deri në fund të sezonit.

Humbja e tyre e turpshme 6-1 nga Newcastle të dielën u përshkrua si 'krejtësisht e papranueshme' nga kryetari Daniel Levy, i cili ka vepruar shpejt në një përpjekje për të ringjallur shpresat e pakësuara për top katërshen e Premier Ligës..

Për të lënë pas krahëve këtë situatë, “Spursat” do të kërkojnë sot që rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Manchester United, skuadër kjo e cila po kalon nëpër një seri pozitive të rezultateve me tri fitore në tri ndeshjet e fundit, transmeton KosovaPress.

https://kosovapress.com/admin/chelsea-shijon-humbjen-e-trete-radhazi-ne-premier-lige/

Statistikë interesante është se Tottenham është pa barazim në shtëpi në Premier Ligë që nga dhjetori i vitit 2021 me 18 fitore, 8 humbje.

Ndeshja nis nga ora 21:15 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Tottenham (3-4-3): Forster; Romero, Dier, Lenglet; Porro, Hojbjerg, Skipp, Perisic; Richarlison, Son, Kane.

Manchester United De Gea, Bissaka, Lindelof, Shaw, Dalot, Casemiro, Eriksen, Antony, Waghorst, Rashford, Martial

https://kosovapress.com/admin/city-mposht-lehtesisht-arsenalin-dhe-i-ofrohet-ne-dy-pike/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025