Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar yllin e Kombëtares, Edon Zhegrova, me rastin e ditëlindjes, përmes një mesazhi motivues në rrjetet sociale.
Në urimin e saj, FFK-ja përmes një toni simbolik dhe sportiv, theksoi se tortën e ditëlindjes, lojtarët do ta konsumojnë si desert pas ndeshjes historike së sotme mes Kosovës dhe Turqisë, duke lënë të kuptohet se festa e vërtetë lidhet me suksesin në fushë.
Mesazhi vijon me një element inspirues, ku ngrihet pyetja për dëshirën e Zhegrovës gjatë fryrjes së qirinjve. Sipas FFK-së, dëshira e tij është e thjeshtë, por e madhe, kualifikimi në Kupën e Botës 2026.
Ky urim vjen në një moment të rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës, duke reflektuar ambiciet e mëdha të ekipit dhe lojtarëve për të arritur suksese historike në arenën ndërkombëtare.