Torta e Zhegrovës lihet për “desert” pas fitores
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Torta e Zhegrovës lihet për “desert” pas fitores
Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar yllin e Kombëtares, Edon Zhegrova, me rastin e ditëlindjes, përmes një mesazhi motivues në rrjetet sociale.
Në urimin e saj, FFK-ja përmes një toni simbolik dhe sportiv, theksoi se tortën e ditëlindjes, lojtarët do ta konsumojnë si desert pas ndeshjes historike së sotme mes Kosovës dhe Turqisë, duke lënë të kuptohet se festa e vërtetë lidhet me suksesin në fushë.
“Plani ishte ta prisnim tortën në drekë... por e lamë për “desert” pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë” – shkroi FFK.
Mesazhi vijon me një element inspirues, ku ngrihet pyetja për dëshirën e Zhegrovës gjatë fryrjes së qirinjve. Sipas FFK-së, dëshira e tij është e thjeshtë, por e madhe, kualifikimi në Kupën e Botës 2026.
Ky urim vjen në një moment të rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës, duke reflektuar ambiciet e mëdha të ekipit dhe lojtarëve për të arritur suksese historike në arenën ndërkombëtare.
Ndeshja historike mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sot më 31 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45.
KosovaPress