Sot me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Olimpico di Torino” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Torinos dhe Interit, e vlefshme kjo për xhiron e 38 të Serie A.
Interi do ta synojë me çdo kusht fitoren sot që ta mbyllë sezonin në kampionatin italian sa më mirë, ndërsa Torino kërkon ta vazhdojë formën e mirë pa humbje në pesë ndeshjet e fundit, raporton KosovaPress.
Momentalisht, Torino zë vendin e nëntë në tabelë në kuotën e 53 pikëve, krahas Interit që ka 69 pikë në vendin e tretë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Torinon nuk do të paraqitet Radonjic, kurse te Interi mungojnë Carboni, Correa, Dalbert, Dimarco, Mkhitaryan, Zanotti dhe Skriniar.
Torino (3-4-2-1): Milinkovic Savic; Schuurs, Buongiorno, Rodriguez; Vojvoda, Ilic, Ricci, Singo; Vlasic, Miranchuk; Sanabria
Inter (3-5-2): Handanovic; Darmian, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Gagliardini, Brozovic, Calhanoglu, Gosens; Lukaku, Martinez