Tolaj në Malishevë: Mbështetja e qytetarëve dëshmoi edhe njëherë Kosovën fituese
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Tolaj
14 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka treguar mbështetjen e fuqishme që kanë marrë në Malishevë.

Pas tubimit të mbajtur, Tolaj ka thënë se mbështetja e qytetarëve ka dëshmuar edhe njëherë Kosovën fituese.

"Sot, ishim në Malishevë, ku koalicioni AAK-Nisma, gjeti mbështetje të fuqishme nga qytetarët, duke dëshmuar edhe njëherë Kosovën fituese", ka shkruar Tolaj.

Tolaj, i cili mban numrin 34 në listën e AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, synon reformë të thellë në shëndetësi.

Një prej pikave kryesore të vizionit të tij përfshinë edhe përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore për të ofruar shërbime cilësore në çdo rajon të vendit.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025