Partia Socialdemokrate ka dorëzuar një letër te Prokuroria Speciale e Kosovës për të vlerësuar kushtetutshmërinë e marrëveshjes së vitit 2013 në mes Hashim Thaçit dhe KFOR-it, që nuk do ta dërgojnë FSK-në në veri, përderisa edhe së fundmi nëpërmjet një letër zotimi, ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka bërë të njëjtin zotim te komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani.
Anëtari nga kjo parti, Zgjim Hyseni derisa ka akuzuar kryeministrin e tanishëm, Albin Kurit për rizotimin e mos dërgimit të FSK-së në veri, ka thënë se letra e dërguar, e riafrimon marrëveshjen e vitit 2013, të cilën Kurti e kishte quajtur si diçka të papranueshme, marrëveshje sekrete, e deri tek niveli i tradhtisë.
Sipas Hysenit, marrëveshja që dikur ishte quajtur akt tradhtie, sot është afrimu prej të njëjtit kryeministër, përmes ministrit të tij të mbrojtjes. Sipas Hysenit, kjo nuk është thjesht hipokrizi, por duhet të parashtrohet pyetja, se prej cilës perspektivë një akt kur e bën dikush tjetër e quan tradhti, ndërsa të njëjtën gjë e bënë vetë.