Sipas spekulimeve në Francë, Juventusi ka ofruar një paketë shumë më inferiore për Jean-Clair Todibo në krahasim me ofertën e West Ham United, por mbrojtësi i OGC Nice dëshiron vetëm “Zonjën e Vjetër”.
Tashmë ishte sugjeruar që West Hami bëri një propozim për ta nënshkruar atë në huazim me opsion blerjeje të detyrueshme për një total prej rreth 36 milionë eurosh, raporton KosovaPress.
Tani gazeta “Nice-Matin” pretendon se Juve më në fund bëri ofertën e parë zyrtare dhe nuk është aspak afër shifrave të ofruara nga West Ham.
Do të ishte vetëm një hua me opsion për të blerë dhe jo një detyrim, por edhe për më pak para nga sa propozon skuadra angleze.
Nice bleu Todibon nga Barcelona për 8.5 milionë euro dhe ai ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2027.