Tjetër ofertues i hynë garës për blerjen e Chelseat
Lexohet për: 1 min.
12-Chelsea
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kompania londineze “Aethel Partners” është bërë ofertuesi i fundit për blerjen e kampionit evropian Chelsea, duke bërë një ofertë prej 3.1 miliardë eurosh, raporton “ESPN”.

Bëhet e ditur që propozimi përfshinë një investim prej 70 milionë eurosh për të mbrojtur klubin nga falimentimi, ku Chelsea është duke funksionuar me ndihmën e një licence të veçantë të lëshuar nga Qeveria e Britanisë së Madhe, e cila vuri sanksione të shumta drejt Abramowich për shkak të agresorit rus drejt Ukrainës, përcjell KosovaPress.

Sipas burimeve të “ESPN”, oferta është bërë nga “Aethel Partners”, jo me ndihmën e ndonjë personazhi të famshëm ose ndonjë miliarderi.

Po ashtu, spekulohet se ka më shumë se 30 oferta për ta blerë kampionin evropian, ndër to familja Ricketts, të cilët janë pronarë të Chicago Cubs, dhe bashkëpronari i Los Angeles Dodgers dhe La Lakers Todd Boehly.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025